Connect with us

Sport

Sergio Ramos bën historinë në El Clasico

Publikuar

Kapiteni i Real Madrid do të luajë Klasikon e 43-të të karrierës së tij, duke tejkaluar rekordin aktual të 42 që ai ndan me Manuel Sanchis, Paco Gento dhe Xavi Hernandez.

Ky do të jetë rekordi i dytë i madh që Ramos ka thyer në hapësirën e disa muajve pas parakalimit të Iker Casillas si lojtari me më së shumti paraqitje për Spanjën në tetor, përcjell lajmi.net.

Klasiko e parë e Ramos erdhi në nëntor të 2005 në një ndeshje ku Ronaldinho shkatërroi Real Madridin, duke u duartrokitur nga turma vendase në Santiago Bernabeu.

Rekordi i përgjithshëm i mbrojtësit në El Clasico është 13 fitore, nëntë barazime dhe 20 humbje në 42 ndeshje deri më tani. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK