Kosovë
Sejdiu: VV e LDK në vend të një emri konsensual, të vendosin kritere për postin e presidentit

Ish-deputeti Korab Sejdiu sonte në DPD ka thënë se është herët të flitet njëherë për presidentin, megjithatë thotë se LDK dhe VV duhet të merren me kritere për këtë pozitë, transmeton Periskopi.
Sejdiu mendon se duhet folur se çfarë njerëz të kandidohen për president, të cilët do i plotësonin kriteret e vendosura.
‘’Zgjidhja e cështjes së presidentit ndoshta jo me emër konsensual sic po kërkohet. Në negociatat gjithçka mundet me u këru, edhe një kerr ose diçka shtesë, vec me zbukuru marrëveshjen. Kemi pasë përvoja të këqija me presidentë’’
‘’Duhet të vijnë tek një marrëveshje se cfarë njerëz vendosen për dhe kriteret që ata kishin kërku me i plotësu një njeri. Mundet me iu premtu LDK’së, vjen koha VV s’ta voton dhe prap pas 2 viteve e gjysmë jemi kthy në pikën zero’’, ka thënë ai./PERISKOPI/

















