Connect with us

Sport

Ronaldo synon të thyej dy rekorde të mëdha në vitin 2020

Publikuar

Të gjithë e dinë se Ronaldo mendon vetëm për triumfin në Ligën e Kampionëve me Juventus. Kjo është edhe arsyja kryesore pse ai u soll në Torino.

Por, dy rekordet që 34 vjeçari synon t’i thyejë në vitin 2020, kanë të bëjnë me ekipin kombëtar të Portugalisë.

E para, pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të bëhet golashënuesi më i mirë i ekipeve kombëtare. Ronaldo aktualisht me Portugalinë ka shënuar 99 gola, dhe do të tentojë të kalojë Ali Daei, legjendën iraniane, që ka shënuar 109 gola.

Rekordi tjetër qe kërkohet nga Ronaldo, është ai i golave të shënuara në Kampionatet Evropiane.

Ronaldo deri më tani ka shënuar nëntë gola, aq sa ka edhe Micheal Platini.

Me një gol të vetëm në EURO 2020, Ronaldo do të tejkalonte legjendën franceze./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK