Sport
Roma spektakolare, shënon 4 gola në Firence për të marrë tri pikë ndaj Fiorentinës

Skaudra nga kryeqyteti italian arriti të merrte tri pikë falë fitores së regjistruar me rezultatin 1:4, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Edin Dzeko, pas asistimit të Nicolo Zanilo, në minutën e 19’ të takimit.
Vetëm dy minuta më vonë ishte Aleksandr Kolarov ai që gjeti rrugën e golit, pas një ekzekutimi fenomenal të goditjes së lirë.
Milan Badelj në minutën e 34’ arriti të ngushtonte epërsinë e Romës, por Fiorentina nuk kishte më shumë fuqi se kaq.
Në pjesën e dytë, Lorenzo Pellegrini arriti të shënonte gol, për të quar shifrat në 1:3, pas asistimit të Dzeko, në minutën e 73’.
Zaniolo vendosi rezultatin final të takimit, kur gjeti golin pas asistimit të Dzeko, dy minuta para fundit të kohës së rregullt.
Roma tashmë numëron 35 pikë për pozitën e katërt në tabelë, kurse Fiorentina mbetet me 17 pikë në pozitën e 14-të. /Lajmi.net/





















