Connect with us

Lajme

Rindërtimi në Shqipëri, Macron: Konferenca e donatorëve më 19 ose 20 janar

Publikuar

Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet më 19 ose 20 janar.

Kështu deklaroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë mbledhjes së liderëve të Këshillit Europian në Bruksel.

Ai bëri thirrje për të kontribuuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve e dha fillimisht në samitin e NATO-s në Londër.

“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, tha Macron./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK