Connect with us

Lajme

“Reketi”shpërthejnë bomba të reja

Publikuar

Janë 9 “bomba” të reja në të cilat zëra të personazheve meshkuj flasin për çantën e famshme “Lui Viton” që ka transportuar milionat e që sipas bisedës ka pasur lokator GPS. Në biseda dëgjohet edhe se çanta firmato përplot me euro që nuk ka përfunduar tek kryeministri Zaev. Zëri i njëjtë, që supozohet të jetë i biznesmenit të dyshuar për larje parash në rastin “Perandoria”, konstaton se nga arresti shtëpiak “na ka lëshuar Jovo”.

Ende nuk dihet kush i lëshon këto copëza bisedash që janë bërë 17 tashmë bashkë me “bombat” paraprake. Prokuroria ende po heton se kush fshihet pas profilit në Youtube dhe nëse në incizime ka elemente të veprës penale. Aktualisht prej atje thonë se është herët të flitet. Teksa në “bomba” dëgjohet se çanta ka pasur përcjellës digjital që në çdo kohë tregonte vendndodhjen e saj, çudit fakti se ende askush nuk e di se ku përfunduan milionat që Kamçevi thotë se ua ka dorëzuar të dyshuarve në rastin “Zhvatja”.

Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe u gjykua me tre vjet burg. Boki 13 dhe Katica Janeva nuk e pranojnë fajin./al.mrt.com.mk/

NA NDIQ NË FACEBOOK