Connect with us

Kosovë

Reagon sërish Rama, e quan gënjeshtar Haradinajn

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka thënë se nisma për Mini-Shengenin Ballkanik ka për qëllim heqjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë. Gjithashtu ai tha se nuk dëshiron që Kosova të jetë në një Mini-Shengen që për kryeqytet ka Serbinë.

Por ndaj kësaj deklarate nga Tirana ka reaguar homologu i tij shqiptar Edi Rama duke e quajtur gënjeshtar.

“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, tha Rama në një prononcim për mediat pas mbylljes së samitit.

Rama kundërshtoi të gjithë ata që në rrjetet sociale po e akuzojnë që po qëndron krah presidentit serb, përkunëdr që Kosova s’është pjesë e kësaj nisme.

“Dua t’iu kujtoj të gjithë patriotëve falsë në Facebook që bëjnë sikur kanë rënë nga qielli. Ka të paktën 5 vjet që udhëheqësit e Kosovës janë në tryezë me udhëheqësit e Serbisë, me kryeministren e Serbisë, me të gjithë të tjerët në gjithfarë lloj formatesh, në Berlin, Londër dhe Sarajevë e shumë vende të tjerë. Kjo duket sikur të ishte hera e parë që bëhet një takim për ato gjëra që udhëheqësit e Kosovës kanë rënë dakord me vitet të tëra. Ata kanë ngrënë e kanë pirë me palën serbe në dreka pune dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë se kanë hequr dorë nga pretendimet legjitime lidhur me të shkuarën, por thotë se kanë qenë të ulur aty sepse jetojmë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës së popullit të saj, por mbi të gjitha e luftës me bomba të NATO-s dhe shumë vendeve të tjera europiane”, njofton Klan Kosova.

“Për faktin se këtu janë të gjithë përfaqësuesit europianë Kosova mungon. Ajo nuk mungon sepse nuk është ftuar apo se i është vënë kusht apo sepse unë apo dikush tjetër ka ndryshuar për të drejtën e saj të pamohueshme për të qenë e pavarur, por mungon sepse ka hyrë në një rrugë qorre – në një rrugë pa rrugë.

Rama tha se me këtë Kosova po humb mbështetje dhe reputacion.

Ai tha se nuk është dakord kur presidenti serb e mohon Masakrën e Reçakut dhe se e ka dënuar publikisht.

“Nuk di në historinë e njerëzimit që konfliktet pas luftës janë zgjidhur pa u ulur përballë dhe në krahë apo që zgjidhjet përfundimtare të vijnë shpejt”.

NA NDIQ NË FACEBOOK