Kosovë
Reagon Haziri: Mos na kapni për fyti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u ka bërë me dije opinionit se nuk ka mosmarrëveshje në mes të LDK-VV-së.
‘Të gjitha ato replikat të bërë ndërmjet zyrtarëve të këtyre partive Haziri, i mbuloj duke thënë se arsyeja e zgjatjes së këtij procesi është për shkak se këto “dy parti po dëshirojnë të çartësojnë gjithçka rreth menaxhimit politik për të ardhmen në mënyrë që mos të ketë rast opozita për ti çuar në zgjedhje pas dy viteve”, përcjell Periskopi
Ai po ashtu ia hedh fajin KQZ, duke thënë se ishte KQZ ajo e cila i ka vonuar proceset dhe se nuk është LDK-ja.
“Nuk është e vërteta që LDK-VV ka mosmarrëveshje, por është e vërtetë që këto dy subjekte kanë vendos standarte të reja. Nuk ka të bëjë me ndarje te ministrive por ka të bëjë me çartësime se a mund të bëjmë menaxhim politik në të ardhmen në mënyrë që mos të mund opozita të na dërgoj në zgjedhje pas dy viteve. Na lejoni mos na kapni për fyti se KQZ është vonuar në proceset e saj. Na jemi duke punuar. Nuk mundemi me u ngutë që pas gjashtë muajve me pas konflikte e më pastaj me shku në zgjedhje. Nuk ka kurrfarë raporti kushtëzimi”,tha Haziri për televizionin publik./PERISKOPI/





















