Connect with us

Lajme

Ramdani: Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare fuqiplote e NATO-s

Publikuar

Anëtarësimi i plotë i RMV-së në NATO do të jetë profitabile për vendin në shumë sfera, sidomos në atë të sigurisë thotë kryetari i Këshillit euro- atlantik në vendin tonë, Ismet Ramadani.

Duke qenë anëtare e aleancës, do të shpejtohet edhe rruga drejt BE-së thekson Ramadani sepse vendit do ti krijohet mundësia për të kushtëzuar për interesat që ka të bëjë për shtetin tonë.

“Do fitoj shumë Maqedonia e Veriut me vet faktin se do të jemi të barabartë dhe ulemi me përfaqësues të shteteve më të fuqishme, më të pasura më demokratike në botë. Është edhe si mirënjohje por edhe situatë ku fjala e përfaqësuesit tonë do të jetë e barabartë me fjalën e një presidenti, qoftë e shteti të fuqishëm të Evropës qoftë edhe Amerikës që mundëson përdorimin e vetos”, tha Ismet Ramdani, analist politik.Ramadani e quan shfaqje të egos deklaratën e presidenti Makron se pakti veri-atlantik është buzë greminës.

“Është deklaratë pak sipas meje egoiste sepse NATO funksionon mirë dhe atë funksionon me departamente. Themi ka disa vite që ka formuar njësi elite që numri i tyre sillet rreth 20 mijë të cilat janë të gatshme për 24 ore, kudo në çfarëdo këndi të botës të intervenon. Në historinë e NATO- s duhet të dihet se disa herë Franca ka tentuar të ndryshoj konceptin dhe doktrinën e NATO-s mirëpo ka hasur në kundërshtim por unë besoj se do ta kuptoj shpejt se NATO do të jetë e qëndrueshme edhe m tutje”, tha Ramdani.

Franca insiston të vihet në qendër vendimmarrëse në NATO dhe BE për shkak të politikës së saj të brendshme dhe raportet me vendet e industrisë së armëve të Evropës, komenton Ramadani duke shtuar se Parisi po tenton të paraqesë idenë e projektit për të formuar forcën mbrojtëse të BE-së dhe për këtë, të hedh hije mbi funksionin e NATO-s. Mosvarrjeshjet dhe e ardhmja e aleancës do të jetë në fokusin e vëmendjes në samitin e NATO-s që do të mbahet nga 2-4 dhjetor në Londër.

Shqipëri16 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme1 hour ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

NA NDIQ NË FACEBOOK