Lajme
Rama zbardh takimin me Erdogan: 3 orë punë, telefonoi disa prej vendeve myslimane

Pas Konferencës së Investitorëve Myslimanë kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zbardhur takimin me presidentin Erdogan. Në një intrvistë për Top Channel duke shpalosur detaje nga takimi, Rama tha se për plotë 3 orë Erdogan ka telefonuar kryeministra nga vendet myslimane për të ndihmuar Shqipërinë.
Rama: Takimi me presidenti zgjati 3 orë. Parapraktisht folëm për të gjitha aspektet e rindërtimit, për tju garantuar që kemi të gjitha çadrat e dimrit të nevojshme. Kanë filluar të instalohet por të tjera nisen sot. Faktikisht ka qenë një takim pune sepse gjatë gjithë kohës gjërat thuheshin pastaj bëheshin telefonatat. Kemi identifikuar disa prej vendeve, ku do të ushtrojmë një trysni pozitive. Ai ka kërkuar në telefon disa prej lidëreve të rajonit të vendeve myslimane. Gjithçka shkoi në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë, si e tha edhe vetë presidenti, ku flasim për mjaltin nuk ta ëmbëlson gojën, po nuk e preke në buzë, nuk ke bërë asgjë.
Muhamet Veliu: Presidenti e ka bërë të qartë se do të ndërtojë 500 banesa, krahas kësaj dhe krahas çadrave, a mendoni ndonjë ndihmë tjetër?
Rama: Për banesat ka filluar puna, jemi duke përcaktuar vendet, kemi indentifikuar si më adapt për masën projektit, zonën e Laçit dhe mbase edhe një vend tjetër në varësi nga nevojatrrotull. Kjo ka qenë ndihma e gjithanshme, ne flasim për çadra, por kanë ardhur dhjetra inxhinerë, ekipet e kërkim-shpëtimit. Gjithçka që është dashur për këtë fazë.
Veliu: A keni marrë një ftesë nga Franca për të organizuar një samit për të ndihmuar Shqipërinë?
Rama: Unë kam marrë një telefonatë nga Macron ku më ka shprehur gadishmërinë për ta mirëpritur ai. Edhe Gjermania ka shprehur interes. Edhe BE do ta kordinojë këtë proces. Do të bëjë këtë gjë, e rëndësishme është të kemi të gjithë shtetit në këtë. Duhet të kemi shifra konkrete.


















