Lajme
Rama: Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se deri në fund të këtij muaji duhet të pastrohen të gjitha rrënojat në zonat e prekura nga tërmeti.
“Viti i Ri s’duhet të gjejë asnjë rrënojë dhimbjeje të papastruar në Durrës e Thumanë dhe në vend të tyre, duhet të sjellë edhe disa parqe të kujtesës së kësaj tragjedie”, shkruan ai në Facebook, postim të cilit ia ka bashkëngjitur një video nga pastrimet e rrënojave, transmeton Klan Kosova.



















