Kosovë
Rama sulmon Haradinajn për taksën: Kështu kur bëhet politikë për emocione dhe vota nëpër katunde

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sonte në Zona B ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk ishte e qëlluar dhe se përfitime nga kjo ka pasë Serbia, duke u viktimizuar, transmeton Periskopi.
‘’Kosova e pagoi shtrenjtë tarifën dhe Serbia pagoi pjesën e vetë. Por Serbia fitoi nga tarifa, sepse u shit si viktimë’’, ka thënë Rama.
Tutje, indirekt Rama ka sulmuar kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili nuk e hoqi me asnjë çmim taksën.
‘’Kështu kur bëhet politikë për emocione dhe për vota nëpër katunde se kush është më patriot se tjetri’’,ka thënë Rama./PERISKOPI/





















