Kosovë
Rama: Sikur të ishte politika sa gjysma e Policisë dhe FSK’së, hy hy ku do të ishte Kosova

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë sonte në Zona B ka thënë se Kosova duhet t’i dëgjojë amerikanët sa i përket ndërtimit të shtetit, transmeton Periskopi.
‘’Kosova bën mirë t’i dëgjojë vëllezërit amerikanë sepse është meritë e tyre dhe e atyre që janë në uniformë në Kosovë’’, ka thënë Rama.
Tutje ai ka lavdëruar Policinë e Kosovë dhe FSK’në, duke thënë se Shqipëria e merr shembull atë.
‘’ Policia e Kosovës është spektakël. Sikur të ishte politika e Kosovës sa Policia e Kosovës, ose FSK, hy hy ku do të ishte Kosova’’/PERISKOPI/



















