Connect with us

Lajme

Rama: Ligj i posaçëm për Rindërtimin, 666 familjeve u janë aprovuar qiratë në Durrës

Published

on

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se po përgatitet Ligji i posaçëm për Rindërtimin, i cili ka për qëllim të krijojë një kuadër ekskluziv për të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me rindërtimin.

“Do të ketë një program të veçantë buxhetor. 666 familje u janë aprovuar qiratë në Durrës. Janë disa masa të marra në raport me nevojën për përjashtimin nga TVSH-ja për mallrat apo pajisjet ushtarake që shkojnë në zonat e prekura. Nuk ka ende një raport paraprak të dëmeve. Një grup pune i përbashkët i yni po punon. Raporti paraprak më 16 dhjetor, por nga çfarë u tha nga partnerët raportet e tilla kërkojnë kohë”.

“Donacionet, po punojmë për një aplikacion të përshtatshëm që të jetë sa më transparent për të gjithë, një grup pune po merret me këtë gjë. Një draft të parë e kemi gati, por tani po bashkëpunojmë me Komisionin e Ligjeve për ta çuar drejt miratimit. Dosjet e objekteve për rindërtim, 386 dosje. Në çdo banesë që prekim menjëherë ta fusim në aplikacion që në këtë mënyrë të ndjekim procesin”, deklaroi Rama./ TCh

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com