Connect with us

Kosovë

Rama lë gojëhapur kosovarët që e shanë: Thotë se u lëndua, se nuk është tradhtar, dhe pse vyen Mini-Shengeni (Video)

Publikuar

Në një adresim emocional në profilin e tij në Facebook, z.Edi Rama ka folur hapur për çështjen e Mini-Shengenit dhe për reagimin që shpërtheu në mediat online dhe nëpër televizione shqiptare e kosovare.

Z.Rama pyet hapur kosovarët nëse përnjëmend mendojnë që ai është tradhtar. Më pas, tregon se një inicitivë të tillë për “Shengenin Rajonal”, vendi i tij e kishte nisur pasë vjet më parë, përcjell Periskopi.

Ai po ashtu e ka pranuar hapur se është lënduar nga komentet negative që i kishin ardhur nga shumë kosovarë, të cilët i ka sugjeruar që të “kuptojnë e të lexojnë” më shumë.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, po ashtu ka numëruar arsyet që kanë çuar drejt Shengenit Rajonal, duke thënë se mos-prania e Kosovës ka lënduar pikërisht vendin tonë.

Më poshtë keni videon dhe tekstin nga fjalët e thëna prej z.Rama:

NA NDIQ NË FACEBOOK