Connect with us

Lajme

Rama – Kosovës: I bëtë të pakënaqur miqtë që ju dolën në ndihmë në ditë të vështira

Publikuar

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka qenë kritikues ndaj Kosovës për mos pjesëmarrje në samitin për ‘mini-Shengenin’ që po mbahet dy ditë radhazi në Tiranë, transmeton Periskopi.

Rama gjatë një konference me vendet pjesëmarrëse, i ka thënë Kosovës se këtu ishin miqtë që i kishin mbështetur në ditët më të vështira.

‘’Më thoni cka fiton Kosova duke mos ardhur. Sa i përket deklaratave, janë deklarata për politikë të brendshme,  shpiejnë në një rrugë qorre për Kosovën. Kosova nuk ka nevojë për izolim dhe vetëpërjashtim dhe garë të brendshme se kush është më refuzues ndaj proceseve të integrimit dhe të bëjë të pakënaqur edhee ata që i mbështetën pa kushte, në ditët e vështira. Sot këtu janë SHBA, BE, katër vende tjera’’, tha Rama.

Kosova bojkotoi samitin për shkak të pjesëmarrjes së Serbisë dhe faktit që ata mund të përfitojnë më së shumti nga ky proces./PERISKOPI/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK