Connect with us

Kosovë

Rama i përgjigjet Kurtit: Vjen një që i ka fituar zgjedhjet dhe mendon se do ta shpëtojë botën

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i ashpër me kundërshtarët nga Kosova rreth  ‘mini-Shengenit’, duke përmendur edhe deklaratat e kreut të VV’së, që të mos ngutet, transmeton Persikopi.

“Vjen njëri që ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kujton se do shpëtojë botën dhe më thotë mua mos u ngut. S’keni bërë asgjë akoma me Qeverinë dhe tani që jeni zgjedhur mundoheni ta shihni horizontin e vështrimit, sepse i juaji është tash sa horizionti i një subjekti politik. Nuk më ndal dot askush duke u munduar të më kompleksojë, sharë  e bërë pis me baltë. Besoj që kjo është rruga, dhe po të mos ishte, të paktën SHBA’të, jo nuk do t’i kishim mbështetëse dhe nxitëse të procesit, por do të na thonin stop se nuk është koha për të bërë një gjë të tillë’’,ka thënë Rama./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK