Connect with us

Lajme

Rama: Fuqinë për t’u përballur me situatën e gjej tek fëmijët

Publikuar

Janë bërë gjashtë ditë prej se Shqipëria u godit nga një tërmet i madh, ku la të vdekur 52 persona dhe mbi 600 të tjerë u plagosën.

Tërmeti me fuqi prej 6.4 ballë të rihterit poashtu la edhe shumë familje të pastrehë të cilat disa nga netët i kaluan nëpër tenda e disa janë strehuar përkohësisht në Kosovë.

Shqipërisë në ndihmë i dolën shumë vende të cilat ofruan mbështetje në forma të ndryshme që nga pjesëmarrja në operacionet e kërkim-shpëtimit e deri tek mbështetja materiale.

Por, kjo akoma nuk e ka zbutur gjendjen kritike dhe emocionale të njerëzve atje.

E padyshim që edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk e ka pasur të lehtë të përballët me situatën e krijuar.

Ai në këto ditë të vështira tregon se kë e ka motivim për ta kaluar situatën e rëndë.

Rama ka thënë se fëmijët janë ata që e bëjnë të fortë për ta kapërcyer dhe përballuar gjendjen pas tërmetit.

“Ja ku e gjej energjinë! Tek Zaho dhe shoqnia e tij⭐❤⭐❤⭐❤⭐❤⭐❤

NA NDIQ NË FACEBOOK