Lajme
Rama e quajti Haradinajn gënjeshtar, Basha: Sulm rrugaçëror

“Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama!”, ka shkruar Basha në Twitter.
Ai ka thënë se “Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë Pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”.
“Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!”./ A2 CNN






















