Lajme
Rama citon fjalë nga Kurani gjatë konferencës para donatorëve turq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duku iu drejtuar bizneseve turke për ndihmë pas tërmetit që goditi Shqipërinë ka cituar urtësi nga libri i shenjtë Kurani, transmeton Zyrtare.net
“Nuk ka nevojë të shpjegoj se i gjithë ky solidaritet është larg të qenit mjaftueshëm për të kapërcyer tragjedinë. Po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Drita më e çmuar është ajo që të vjen në orën më të errët. Kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtisë së saj dhe nuk braktisi një mik dhe si thotë një shprehje e vjetër të ecësh me një mik në errësirës është më mirë se i vetëm në dritë. Kam ardhur këtu t’iu falenderoi për 500 banesat e t’iu kërkoj të jeni pranë nesh”, tha Rama duke shprehur mirënjohje të thellë Turqisë e cila nisi ndihmat e para pas tërmetit të 26 nëntorit, transmeton Zyrtare.net
“Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin”, tha mes tjerash kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili për rreth 3 orë ka zhvilluar takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan./Zyrtare.net/



















