Lajme
Rama: Brenda 2021-ës akomodojmë të gjithë ata që janë pa shtëpi

Më tej ai shtoi se: “Së dyti spitalet shkollat do rindërtohen sa më shpejt, mësimi do nisë në shkolla edhe më të mira se ato që ishin. Lagjet e reja që brenda 6 mujorit të parë t’i kemi në kantinier, tani kjo kërkon më shumë kohë, por objektiv kemi që brenda 2021 të akomodojmë ata që janë pa shtëpi”
Duke folur për donacionet, Rama paraqiti shifrat si më poshtë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
“Por mendoj që më konferencën e donatorëve dhe disa aktivitet të tjera do arrijmë më shumë. Shifrat nga organizat do të publikohen dhe ato që të kemi transparencë. Pikë tjetër, është fillimi i rindërtimit të godinave me shumë njësi banimi, me shpenzimet e vetë kompanive. Sa i përket procesit të rimarrjes përfundimtare të godinave me shumë njësi banimi është angazhuar fondi, për mundësinë e rikuperimit apo për shembjen e një objekti të caktuar”, tha Rama.




















