Sport
Rakitic thotë se nuk do të largohet nga Barcelona

31 vjeçari do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Barcelonën, dhe është i lidhur me një numër klubesh në gjithë Evropën.
Sidoqoftë, Rakitic thotë se një largim nuk është në mendjen e tij dhe se ai dëshiron të mbetet lojtar i Barcelonës.
“Pyetja më e rëndësishme është nëse mund të luaj në Barcelonë”, ka deklaruar Rakitic për mediet kroate, përcjell lajmi.net.
“Nëse mund të luaj, jam i sigurt se Barcelona është vendi më i mirë për mua”.
“Do të shohim se çfarë ndodh, por unë jam duke u përgatitur të kontribuoj sa më shumë që të jetë e mundur këtë vit”.
“Unë kam qenë këtu për pesë vjet e gjysmë dhe kam jetuar ditët e mia më të rëndësishme në Barcelonë. Jam i bindur që më e mira akoma nuk ka ardhur”./Lajmi.net/






















