Lajme
Qytetarët mblidhen para Penales, a është tentativë për shtyrjen e seancës gjyqësore për rastin TNT?!

Një grup i vogël qytetarësh për momentin janë grumbulluar para Gjykatës Penale-Shkup, ku duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin TNT. Siç është paraparë sot në seancë fjalën e tij mbrojtëse duhet ta thotë ish ministri për transport dhe lidhje, Mile Janakieski.
Ndryshe gjykimi për rastin në fjalë është në “luftë” me kohën sepse njëra nga gjykatësit porotë të martën del në pension, kështu që në rast se deri të martën nuk sillet aktgjykim, gjykimi për këtë rast duhet të rinis nga fillimi.
Për momentin gjykimi është ndërpre dhe është dhënë pauzë deri në ora 12:00, për shkak të shqyrtimit të dëshmive.
Gjykimi për rastin “TNT” po zvarritet tanimë 2 vite. Ka filluar në janar të vitit 2018 dhe prej asokohe deri më tani janë mbajtur 43 seanca gjyqësore, por 15 janë anuluar për shkak të mungesës së palës mbrojtëse ose prokurorëve.
















