Connect with us

Lajme

Qeveria teknike, VMRO nuk heq dorë nga Kovaçki

Publikuar

më

Qeveria teknike, VMRO nuk heq dorë nga KovaçkiAlsat2019-12-31T14:01:16+01:00
Deri më 2 janar, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të propozojë një emër të ri për ministrin teknik të brendshëm. Këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev, në një bisedë telefonike kryetarit të VMRO-DPMNE-së.
LSDM

“Kandidatët e tjerë janë të pranueshëm, sepse nuk janë të paditur. Ne presim që për MPB-në, të propozojnë një kandidat tjetër deri më 2 janar. Propozimi i Dragan Kovaçkit është në kundërshtim me nenin 97, të Kushtetutës i cili parashikon një shef i mbrojtjes, ose i policisë të ketë civil të paktën tre vjet para se të zgjidhet”.

Por, nga VMRO-DPMNE për Alsat thonë se ata mbeten në qëndrimin e tyre, që Kovaçki të jetë ministri i ri i brendshëm.

VMRO-DPMNE

“Është e qartë dëshira e LSDM-së, për të ikur nga zgjedhjet dhe për të kundërshtuar profesionalizmin. Kur LSDM-ja interpreton Kushtetutën, përveç pamjes së pjesshme të gjërave, është mirë t’i referohet nenit 23 të Kushtetutës”.

Jozyrtarisht ata thonë se në nenin 23 thuhet se çdo qytetar ka të drejtë të marrë pjesë në funksion publik, por edhe shtojnë se ato nuk do të rrezikojnë zgjedhjen e një qeverie të re.

VMRO-DPMNE për ministre të punëve dhe politikës sociale e emëroi Rashella Mizrahin, për financa Gordana Dimitireska, Cvetan Tripunovski për bujqësi dhe Nevenka Stamenkovska për shoqërinë informatike dhe administratë. Më 3 janar, Kryeministri Zaev do të duhet të japë dorëheqjen dhe të formojë një qeveri teknike, në mënyrë që të plotësohen afatet e përcaktuara nga Qeveria e Përzhinos, përkatësisht Ligji për Qeverinë, që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 12 Prill.

Lajme22 minutes ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme58 minutes ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni2 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri3 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme4 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme5 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni5 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë5 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri6 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme6 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë6 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

NA NDIQ NË FACEBOOK