Sport
PSG pa telashe kundër Amiens, Mbappe e Neymar i japin tri pikë të reja kampionëve

Paris Saint Germain kanë shënuar fitore me rezultatin 4:1, për tri pikët e reja në kampionatin francez, shkruan lajmi.net.
Kylian Mbappe ishte lojtari që hapi serinë e golave kur kishin kaluar vetëm 10 minuta lojë.
Braziliani Neymar u përkujdes që epërsia e PSG të dyfishohet, duke gjetur rrugën e golit në minutën e 46’.
Në minutën e 65’, Mbappe shënoi golin e dytë personal në këtë mbrëmje dhe të tretin për skuadrën e Thomas Tuchel.
Mysafirët arritën të reagojnë me anë të Stiven Mendoza në minutën e 70′. Kjo ishte krejt çka ata treguan.
Rezultatin final e vendosi Mauro Icardi, i cili gjeti rrugën e golit në minutën e 85′, për rezultatin final 4:1.
PSG tashmë numëron 45 pikë në pozitën e parë, pas 18 xhirove, kurse Amiens kanë 17 pikë për pozitën e 17-të. /Lajmi.net/





















