Connect with us

Sport

Probleme për Sarrin, dëmtohen dy mesfushorët e Juventusit dhe humbin sfidën e nesërme

Publikuar

Lajmi i mirë për Sarrin është se me skuadrën është bashkuar Alex Sandro, i cili ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Megjithatë vijnë edhe lajme të këqija nga infermieria. Sami Khedira dhe Adrien Rabiot vuajnë nga dëmtimet dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme.

Kjo është njoftuar vetë nga klubi bardhezi, të cilët njoftojnë se të dy futbollistët vuajnë nga një dëmtim dhe po vazhdojnë fazën e rikuperimit.

Sarri nuk ka kalkuluar edhe aq në këta dy lojtarë, gjithsesi ata japin një siguri duke qenë në bankën e rezervistëve, në rast të ndonjë lëndimi të lojtarëve startues.

NA NDIQ NË FACEBOOK