Connect with us

Kosovë

Presidentin apo Kryeministrin e Kosovës?! Oferta e fundit e Mustafës për Albin Kurtin

Publikuar

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po bien dakord për pazaret politike dhe ndarjen e ministrive e pozitës së Presidentit, ndaj këto probleme kanë çuar në një bllokadë të bisedimeve mes tyre. Një nga ofertat më të fundit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për partinë e Albin Kurtit është ndërrim pozicionesh, pra nëse VV-së i duket shumë kërkesa nga Isa Mustafa, ata rekomandojnë që të ndërrohen.

Këtë po e thotë anëtari i LDK-së, Avdullah Hoti për Gazeten Express, ku ka deklaruar se posti i presidentit është pjesë e marrëveshjes, duke shtuar se ka qenë në pjesën e ndarjes së përgjegjësive dhe iu është lënë liderëve që ta diskutojnë. Hoti thotë se një çështje e tillë nuk është diskutuar në grupet e punës, por ka hyrë në pjesën e marrëveshjes.

“Te pjesa e ndarjes së përgjegjësive ka qenë e liderëve politikë. Ende jemi brenda afatit kushtetues, Presidenti ende nuk e ka ftuar seancën dhe jemi ende në kohë. Edhe pse duhet të ketë një besim më reciprok në mes të partnerëve dhe kujdes më të madh sepse kur qeverisim së bashku ne do të ballafaqohemi me situata të ndryshme”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se nëse Vetëvendosjes i duket që ata po kërkojnë shumë atëherë, mund të ndërrohen me LDK-në, në mënyrë që ata ta marrin pozitën e presidentit, kryeparlamentarit dhe pesë ministri, ndërkaq LDK të marrë kryeministrin dhe pesë ministri.

Hoti më tutje nuk ka dashur të komentojë nëse pozita e presidentit është pika e ndarjes me Vetëvendosjen por shton se duan përgjegjësi të barabarta.

“Kryeministri është pozita kryesore në vend për nga fuqia ekzekutive. Është praktikë tash e 20 vjet në Kosovë që njëri e ka kryeministrin e tjetri e ka presidentin. Besoj që kjo është një marrëveshje fer. Njëri nga nënkryetarët tanë para disa ditëve tha se nëse besojnë që ka më shumë përgjegjësi njëra munden të ndërrohen”, ka thënë Hoti.

Advertisement
Lajme35 minutes ago

Lushtaku i përgjigjet Abdixhikut: Mos ma përdor emrin, zgjidhi problemet në LDK – Kur dojnë me u bo interesant m’ përmendin mu

Lajme41 minutes ago

26 mijë denarë pagë, 11 mijë rruga dhe 4 mijë për hamburger: Çfarë i mbetet punëtorit?

Maqedoni2 hours ago

LSDM godet Mickoskin: “BE-ja anuloi vizitën për Mladiqin – Qeveria në Shkup ndoqi të njëjtën politikë!”

Shqipëri2 hours ago

Nisma ‘Besa’/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, të moshuarit kërkojnë zgjidhje për problematikat

Lajme3 hours ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni4 hours ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni4 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë4 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni5 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri5 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni6 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota6 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

NA NDIQ NË FACEBOOK