Connect with us

Lajme

Presidenti shqiptar për ngushëllime te familja Abazi

Publikuar

më

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar për ngushëllime në familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit të cilët kanë humbur dy djemtë e tyre.

Ai ka thënë se vdekja e dy vëllezërve Abazi është një humbje dhe dhimbje si për Kosovën ashtu edhe Shqipërinë.

“Jemi këtu në Gjilan për t’i shprehur ngushëllime familjes Abazi për dy djemtë e tyre, një humbje e madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Jemi bashkë që ta ndajmë këtë dhimbje sepse të bashkuar të gjithë mund ta tejkalojmë këtë fatkeqësi”.

Isa dhe Shemsedin Abazi, që kishin shkuar në Durrës për çështje pune, kanë ndërruar jetë pas tërmetit të 26 nëntorit që e goditi Shqipërinë.

Trupat e pajetë të tyre u nxorrën nga gërmadhat e hotelit ku ishin duke qëndruar një ditë pas tërmetit, njofton Klan Kosova.

Presidenti shqiptar në këtë vizitë ngushëlluese u shoqërua nga kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ai i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani, si dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK