Kosovë
Premtimet e Haradinajt për vizat mbërrijnë kulmin, e nervozojnë edhe filozofin kosovar

Ishte shtatori i vitit 2017 dhe Ramush Haradinaj u betua si kryeministër i ri i Qeverisë së Kosovës. Menjëherë ai deklaroi se brenda 90 ditësh do të liberalizoheshin vizat, për të cilat kishim përjetuar shumë zhgënjime përgjatë 7 viteve të fundit. Por, premtimi i Haradinajt për vizat vazhdon e vazhdon, duke u bërë një obsesion i përçudshëm që askush s’e merr vesh.
Ligjëruesi i filozofisë politike në UP dhe ish këshilltari i Veselit dhe Thaçit, Blerim Latifi, ka këshilluar Haradinajn që të mos na e fyejë inteligjencën me këto deklarata”.
Ramushi bën mirë të heq dorë nga kjo dhënia e datave për liberalizimin e vizave! Nuk ia kemi borxh me na e ofendu intelektin.” – shkruan z.Latifi.
Kryeministri në detyrë vazhdoi të jepte data të reja për liberalizimin e vizave edhe së fundi, kur tha se kjo do të ndodhte në pranverën e vitit 2020. Herën e parafundit, ai kishte thënë se vizat do të hiqeshin deri në dhjetor. Por, erdhi dhjetori dhe na gjeti sërish të izoluar.
Ndërkohë, BE-ja nuk arrin të gjejë shpjegime për të treguar se përse Kosova është shteti i vetëm në Evropë q ënuk ka liberalizim vizash. Liderët e Kosovës një gjë të tillë e kanë lidhur madje edhe me çështje racizmi.
![]()
Së fundi, BE-ja ka përmendur luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar si kritere në mënyrë të paskrupullt edhe pse vende më të korruptuara se Kosova si Moldavia, Ukraina, Gjeorgjia e Kolumbia kanë liberalizim vizash në të gjitha vendet e Evropës.
Për ta ilustruar që s’marrin vesh për natyrën e korrupsionit në Kosovë, BE-ja së fundi lansoi një fushatë të turpshme në të cilën dukej një vajzë e vogël që kishte ëndërr “të luante në park me lodra në çdo kohë” dhe BE-ja na qortonte duke na thënë që të mos “ia prishnim ëndrrën”.
Por, ende nuk dihet nëse ka një arsye specifike që z.Ramush Haradinaj vazhdon ta poshtërojë veten me deklarata të tilla. /Periskopi




















