Connect with us

Lajme

Pranvera Arabe nr.2: ç’po ndodh me gjeneratën e dytë të protestuesve?

Publikuar

më

Eshtë gabim për këdo që mendon se gjenerata e dytë e protestuesve arabë të një “Pranvere” po të dytë, nuk ka mësuar asgjë nga gabimet e paraardhësve të tyre. Megjthatë, vende vende, ata kanë mësuar të pushojnë dhunën si një shteg për ndryshimin e regjimit.

Algjerianët kanë protestuar masivisht kundër regjimit ekzistues çdo javë dhe për krijimin e një sistemi të ri politik që do të trajtojë seriozisht problemet sociale dhe ekonomike të këtij vendi, të pasura me burime natyrore dhe njerëzore. Pas rreth një viti proteste të vazhdueshme pacifiste, algjerianët ishin në gjendje të hiqnin simbolet e diktaturës dhe mekanizmat e sundimit të tyre.

Pas Algjerisë, demonstratat masive popullore shpërthyen kundër regjimit në Sudan. Megjithë dhunën e policisë së regjimit dhe viktimat e protestuesve, sudanezët kanë ruajtur paqen e demonstratave. Sudanezët kundërshtuan dhunën dhe përfundimisht arritën të imponojnë udhëheqjen civile në periudhën e tranzicionit në rrugën për ndërtimin e një sistemi të ri politik.

Iraku është i treti ne efektin zinxhir të Pranverës së re Arabe. Shkaqet e protestave masive në Irak janë të padallueshme nga shkaqet e protestave në vendet e tjera arabe. Korrupsioni i përhapur, vjedhja e burimeve shtetërore, milicitë sektare shiite, shpërndarja e pozicioneve në baza sektare etj., janë shprehje të asaj që edhe pse një vend jashtëzakonisht i pasur me naftë, Iraku nuk mund t’u sigurojë qytetarëve të tij as nevojat më themelore sociale dhe ekonomike.

Në tetor, pas popullit të Irakut, ishin ai i Libanit që doli në demonstrata për pothuajse të njëjtat arsye.

Ajo që është e zakonshme për demonstrimet në të gjitha këto vende është kërkesa kategorike për ndryshime në stil qeverisjeje. Kjo na tregon se demonstratat kanë ndikuar te njëra-tjetrën. Kjo jo vetëm për shkak të kërkesave që janë identike ose të ngjashme me to, por edhe për shkak se protestuesit janë shtresa kryesore e veprimtarisë mediatike në rrjetet sociale.

Më në fund, një vëzhgim të rëndësishëm: përkatësisht, askush në Sudan dhe Algjeri nuk fajësoi komplotin amerikano-izraelit për demonstratat, megjithëse mediat e regjimit në ato vende ishin të prirura të përhapnin dezinformata dhe gënjeshtra për të dëmtuar protestuesit dhe hedhur dyshime në qëllimet e tyre.

Nga ana tjetër, në rastin e demonstratave në Irak dhe Liban, regjimi iranian kanë bërë fushata (të kota dhe të pasuksesshme) kundër protestuesve, duke pretenduar se shkaku i demonstratave në këto vende është komploti SHBA-Izrael. Eshtë e qartë se kjo është një propagandë e regjimit iranian me qëllimin e qartë për të mbrojtur pozitën dominuese në në institucioninet politike në Irak dhe Liban.

Marrë nga: Tesheshi.com

Shqipëri12 minutes ago

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Lajme27 minutes ago

Burim Latifi: MEPSO avancon projektet e reja të interkoneksionit me Shqipërinë dhe Kosovën

Lajme1 hour ago

Prokuroria me detaje për grupin kriminal të fajdexhinjve në Kumanovë

SKENA1 hour ago

Skandali i tenderave: Fjoralba Ponari denoncon abuzimet e Ballukut dhe paketën fiskale të Ramës

Lajme2 hours ago

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

Maqedoni2 hours ago

Dauti: Siguria e dërgesave postare dhe parandalimi i kontrabandës, prioritet i Doganës

Maqedoni3 hours ago

Kreditë për banesa, rregulla të reja nga 1 dhjetori: Kush preket nga kufizimet e Bankës Popullore?

Maqedoni3 hours ago

BDI: Për herë të parë që nga viti 1995, asnjë kadet shqiptar në Akademinë Ushtarake

Shqipëri3 hours ago

(VIDEO) Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij në Tiranë

Bota3 hours ago

Alarm në qiellin evropian: 21 aeroporte nën kërcënime të rreme me bomba, ngrihen avionë luftarakë

Bota3 hours ago

Zelenski propozon armëpushim dimëror me Rusinë që të mund të mbahen zgjedhje

Maqedoni4 hours ago

Organizatorët e “Platformës 12:05”: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë të jetë viktimë e interesave të ngushta partiake

NA NDIQ NË FACEBOOK