Connect with us

Lajme

Portali “Familja Jonë” dhe klinika e Visar Sadikut në Shijak ndihmojnë të traumatizuarit nga tërmeti

Publikuar

Pasojat që la pas tërmeti tragjik në Shqipëri nuk janë vetëm jetë të humbura dhe dëme materiale, por edhe traumat që shkaktoi ai.

Në këtë fazë grupe psikologësh vullnetarë do t’i trajtojnë këto trauma, njofton Klan Kosova.

Portali “Familja Jonë” me Saranda Bujupi-Ramën dhe klinika e Visar Sadikut po qëndrojnë në Shijak bashkë me 10 psikologë për të ndihmuar të traumatizuarit. Bashkë me ta po marrin pjesë edhe të rinj vullnetarë nga Tetova.

Ndërkaq, nga Kosova të dielën do të nisen edhe 50 psikologë për t’i ardhur në ndihmë popullatës, veçanërisht në zonat më të prekura.

NA NDIQ NË FACEBOOK