Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për zjarrin në Prishtinë

Publikuar

Rreth orës 16 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka shpërthyer një zjarr, jo shumë larg nga një trafo e energjisë elektrike, raporton Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi o Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Rreth orës 16:20 eshte raportuar se ne rrugën “Fehmi Agani” eshte duke u djegur nje “SERRE”. Njësia policore menjëherë ka shkuar ne lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrfikëseve. Sipas njësisë ne atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse 2 vetura kane qene ne afërsi mirëpo zjarrfikëset kane arritur shume shpejt dhe kane reaguar”, ka thënë Hoxha për Periskopin.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit ndërsa policia thotë se po punon për të sqaruar gjithë rastin e ndodhur.

NA NDIQ NË FACEBOOK