Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për 47 vjeçarin që u gjet i vdekur në Prishtinë

Publikuar

Sot rreth orës 11:48 është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Siç bëhet e ditur nga policia ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje.

“Sot me datën 25.12.2019, rreth orës 11:48 është pranuar një informacion për një rast në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, njësia e emergjencës”, ka thënë Kelani.

NA NDIQ NË FACEBOOK