Lajme
Plagosja e kryebashkiakut të Lushnjës, zbulohen detaje rreth ngjarjes

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në bashkinë e Lushnjës, aty ku u plagos me lëndë plasëse në zyrë kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij.
Autori i dyshuar është identifikuar si Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut.
Mësohet se mes Tushës dhe Saraçit ka pasur një debat verbal, më pas ai e ka ndjekur kryebashkiakun në ambientet e zyrës duke hedhur edhe lëndën plasëse tip granatë dore.
Autori eshte shpallur ne kerkim policor dhe ne zone jane ngrotur postblloqe per kapjen e tij.
Raportohet se Fatos Tudhe dhe sekretarja Erisa Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën./Express





















