Sport
Pësuan humbjen e parë të sezonit ndaj Lazios, Cristiano ka një mesazh për Juventusin!

Juventus pësoi humbjen e parë të sezonit mbrëmjen e kaluar, teksa u mposht me shifrat 3-1 në transfertë ndaj Lazios. Një humbje mjaft e hidhur për bardhezinjtë, pasi humbën edhe mundësinë për të rimarrë vendin e parë në Serie A, që tashmë është pronë e Interit. Në lidhje me situatën e krijuar në ekip, së fundmi ka reaguar Cristiano Ronaldo, i cili ka postuar një foto në “Twitter” me një mesazh të qartë.






















