Shëndetësi
Përurohet reparti i ri i Radiologjisë në Spitalin e Prizrenit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka përuruar ndërtimin e aneksit të Radiologjisë dhe blerjen e CT-së së re në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Ismaili me këtë rast tha se tani qytetarët e Prizrenit do të kenë në dispozicion një repart modern për shërbime mjekësore.
Ndërtimi i këtij aneksi dhe blerja e aparaturave të reja ka kushtuar mbi 600 mijë euro.
“Vitin 2019 po e përmbyllim me një tjetër lajm shumë të mirë për shëndetësinë. Sot, pas këtij investimi, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit u bë me një repart modern të Radiologjisë”.
“E pajisur me CT të re, aparaturë përcjellëse moderne dhe kushte optimale të punës, ky repart do të rrisë cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve mjekësore”, ka thënë Ismaili, transmeton Klan Kosova.
CT-ja e re 16 shtresore do të heqë edhe listën e pritjes për qytetarët e Prizrenit të cilët tani do të kenë një adresë të mirëfilltë për trajtimin e shqetësimeve të tyre shëndetësore.






















