Connect with us

Kosovë

Përplasen dy vetura në Vushtrri, lëndohen tre persona

Publikuar

Një aksident trafiku ka ndodhur të premtën në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e  Vushtrisë, shkruan Indeksonline.

Nga ky aksident kanë mbetur tre persona të lënduar.

 

 

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur  sot  rreth orës 11:40, në rrugën  nacionale Mitrovicë -Prishtinë zona e  Vushtrisë.

Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e lëndimeve të pësuara tre   persona kane kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai.

Ndryshe gjatë ditës së sotme kanë ndodhur dy aksidente me katër të lënduar në Pejë.

NA NDIQ NË FACEBOOK