Sport
Perin do të largohet nga Juventus, në janar – i bashkohet Genoas

Perin do të kthehet tek skuadra e Genoas, gjatë merkatos së janarit, bëjnë të ditur mediet italiane, transmeton lajmi.net.
Portieri italian nuk ka arritur të fitojë minuta, duke pasur konkurrencë të fortë me Gigi Buffon dhe Wojciech Szczesny.
Perin nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon me Juventus. Ai ishte afër kalimit tek Benfica gjatë verës, por dështoi në testet mjekësore.
Perin pritet t’i bashkohet Genoas në janar, në formë huazimi, me dy skuadrat që janë gati të mbyllin marrëveshjen. /Lajmi.net/






















