Connect with us

Lajme

Pendarovski: Asnjë politikan nuk shkon në burg, vetëm të varfrit ndëshkohen

Publikuar

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të fundvitit ka dhënë një deklarat të fortë në lidhje me sistemin gjyqsor në Maqedoninë e Veriut. Ai i bëri thirrje garniturës së re që do të dal nga zgjedhjet e prillit që të filloj me pastrimin e gjysorit pasi sipas tij që kur është krijuar shteti asnjë politikan nuk ka shkuar në burg, raporton zyrtare.net

“Për shumë raste gjyqësore deri më tani nuk pamë përfundim, ndërkaq disa u vjetërsuan. Maja e gjendjeve të këqija në sistemin gjyqësor është afera “Reket”, ndërkaq kreatori i regjimit iku nga drejtësia. Asnjë politikan i lartë ose biznesmen nuk mbaroi prapa grilave, ndërkaq duhej disa. Për atë pushtetit të ri do t’i porositja që duhet të bëjë pastrim të gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe të neve politikanëve”, tha Pendarovski./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK