Connect with us

Kosovë

PDK e painteresuar për pushtet: Konfirmojnë qëndrimin për mbetje në Opozitë

Publikuar

Partia e Kadri Veselit sot po mban mbledhjen e Këshillit Drejtues. Deputetja Blerta Deliu-Kodra e ka konfirmuar se do të takohen anëtarët e organit më të lartë partiak. Një zyrtar i PDK’së ka treguar për Express se kjo parti nuk do të jetë pjesë e pozitës.

“PDK në asnjë variant nuk bëhet pjese e pozitës. Fton partitë qe te mos bllokojnë vendin por t’i themelojnë institucionet”, ka thënë zyrtari i PDK’së.

Po ashtu, ai ka treguar se sot do të zgjedhet kryesia e re e partisë.

“Sot do të emërohen edhe anëtarët e Kryesisë dhe Nënkryetarët”, ka thënë ai.

Ndryshe, kjo parti politike në zgjedhjet e 6 tetorit doli e treta me 21 për qind të votave. /Periskopi