Lajme
Pas Sakos, dorëhiqet edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit

Pas Valbona Sakos është dorëhequr nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi
Ajo u emërua në krye të detyrës rreth dy muaj më parë.
Dorëheqja e kryebashkiakes së qytetit bregdetar, Sakos dhe nënkryetares vjen në një situatë ku qyteti i Durrësit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Varfaj mbante postin e zv/kryetarit i kësaj bashkie prej 12 vitesh.
Dhe tani ai do mbajë postin deri në momentin që do vendoset data për zhvillimin e zgjedhjeve të reja për kryebashkiak.
Vendimi për emërimin e tij si kryebashkiak i përkohshëm u mor nga Këshilli Bashkiak i Durrësit./oranews





















