Lajme
Pas ikjes nga News 24, ja në cilin ekran do të shfaqet Adi Krasta

Moderatori Adi Krasta është shfaqur mbrëmjen e sotme në një tjetër ekran pas largimit nga televizioni “News 24” ku i hoqën hapësirën televizive.
Krasta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së televizionit T7 në Kosovë dhe nga mbrëmja e sotme, do të jetë pjesë e këtij ekrani.
Ashtu si në Shqipëri, moderator po e vijon karrierën me emisionin e tij “A Show”, ndërsa të ftuar të parë ka pasur kryeministrin në ikje të Kosovës Ramush Haradinajn.
Kujtojmë se largimi i Krastës u shoqërua me debate dhe krittika për censurën dhe lirinë e medias./ CNA.al





















