Connect with us

Lajme

Partizani shkarkon trajnerin Franko Lerda

Publikuar

Ecuria negative që ka pasur Partizani në javët e fundit, duke kulmuar me dy humbje radhazi në Ballsh dhe në derbi ndaj Tiranës, ka mjaftuar për t’i dhënë fund aventurës së Franko Lerdës me të kuqtë. “Vipsport.al” mëson ekskluzivisht se presidenti Demi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me italianin ditën e sotme.

Dy humbjet radhazi të të kuqve nuk kanë kënaqur stafin drejtues që duke marrë shkas sidomos nga loja jo në nivelet e kërkuara të ekipit, ka vendosur që të largojë teknikun e afruar gjatë verës. Trajnerit i është komunikuar sot vendimi i presidentit të klubit, duke ndërprerë marrëveshjen e nënshkruar mes palëve.

Tani pritet të mësohet emri i trajnerit te ri që do të drejtojë të kuqtë në vijimësi, nëse klubi do të zgjedhë një të përkohshëm deri në fund të edicionit, apo nëse do të  zgjedhë që tani teknikun me të cilin pritet të vijojë sezonin.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK