Lajme
Partizani dhe Tirana derbi i solidaritetit për të prekurit e tërmetit në Shqipëri

Partizani dhe Tirana do të zhvillojnë derbin lokal më 13 dhjetor.
Kjo ndeshje pritet të luhet në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania Stadium”, prej orës 19:00.
Skuadrat nga kryeqyteti shqiptar këtë takim do ta shohin përtej pikëve.
Vet Partizani disa herë ka kërkuar një ndeshje solidarizimi për të iu dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
Paratë e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë për të dëmtuarit e kësaj fatkeqësie.




















