Kosovë
Pamje nga mbledhja e KP të LDK-së, të cilën e kritikoi Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm. Sipas kësaj partie, në këtë mbledhje diskutohet lidhur me koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Albin Kurti ka kritikuar LDK-në sot për këtë mbledhje, duke thënë se Vetëvendosja, një mbledhje të tillë, do ta mbajë pasi që të arrihet marrëveshja për koalicion, duke shtuar se ‘derisa ka mbledhje nga organet e larta të partive, nuk mund të ndodhin takime mes liderëve të atyre partive…’
Disa fotografi të publikuara nga faqja zyrtare e LDK-së në Facebook, tregojnë momente nga kjo mbledhje.
“Duke ndodhur tani: mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së e kryesuar nga kryetari, Isa Mustafa me këtë rend dite: – ecuria e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit 2019”, thuhet në njoftim.
Sot, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka kritikuar LDK-në për këtë mbledhje, duke thënë se partia e tij – Vetëvendosja – do ta mbajë një mbledhje me Këshillin e Përgjithshëm pasi të arrihet marrëveshja për koalicion.
Kurti ka thënë se ‘kur mblidhen organet më të larta të partisë, nuk mund të ketë takime mes tyre’.
Ai po ashtu ka shtuar se shpreson që nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, pret që të mësojë se a do të ‘betonohen me qëndrimet e tyre’ apo do të ‘pajtohen për koalicion me Vetëvendosjen’./Periskopi/




















