Connect with us

Kosovë

Pal Lekaj: Albin mos u fsheh, merri përgjegjësitë që të takojnë

Publikuar

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e ka quajtur dëshpërues mosshkuarjen e Albin Kurti për mandatim pas ftesës së Presidentit Hashim Thaçi të bërë sot për mesditë.

“Albin ku je? Mos u fsheh! Merri përgjegjësitë që të takojnë!”, është shprehur Lekaj.

15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme. Dhjetra protesta të organizuara. Qindra aktivistë të burgosur. Mijëra ditë burg të mbajtura. Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde. Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty! DËSHPËRUESE!”, shkruan Lekaj në Facebook.

Kujtojmë se sot Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dërguar ftesë kryetarit të LVV-së Albin Kurti për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Ftesës së Presidentit, Kurti i është pëergjigjur negativisht meqë sipas partisë së tij, Kurti nuk ndodhet në Prishtinë./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK