Lajme
Paketa anti-shpifje, Meta: Të dëgjohen shqetësimet e partnerëve

Duke e ripostuar një status në Facebook të Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Europian, Dunja Mijatoviq, presidenti shqiptar Ilir Meta ka reaguar përsëri për paketën anti-shpifje që pritet të votohet këtë javë në Parlament.
“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, ka shkruar ai.
Një ditë më parë, paketa kaloi në Komsionin e Ligjeve.
Edhe pse deputetët i kishin sjellë amendamentet të cilat bazoheshin në rekomandimet e OSBE-së apo dhe shqetësimet e gazetarëve, pjesa më e madhe e tyre nuk u miratua duke lënë në fuqi në pjesën më të madhe variantin e qeverisë./ A2 CNN





















