Connect with us

Kosovë

Pacolli provon t’ia marrë Rugovën LDK-së: AKR-ja lindi nga LDK-ja

Publikuar

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, në një shkrim dedikuar 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, ka thënë se AKR-ja ka lindur nga partia e Ibrahim Rugovës.

Përmes Facebook-ut Pacolli ka thënë se ditëlindja e LDK-së është festë e të gjithë shqiptarëve e jo  vetëm e anëtarësisë së saj.

Postimi i plotë i Pacollit:

30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombetare.

Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarsisë së saj. Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës. Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re!

NA NDIQ NË FACEBOOK