Connect with us

Sport

Ozil pritet të largohet nga Arsenali, bashkohet me Muriqin te Fenerbahce

Publikuar

Gazeta turke “Fotomaç” ka shkruar të premten se Ozil ka pranuar të huazohet te Fenerbahçe deri në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur te Arsenali.

Fenerbahçe gjithashtu do të ketë të drejtën e blerjes së Ozilit në verën e ardhshme për 20 milionë euro dëmshpërblim. Ai te ekipi turk shihet si përforcim i madh për mesfushën.

31-vjeçari, këtë edicion ka vetëm dy asistime në 11 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me ekipin nga Londra deri në vitin 2021. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK