Connect with us

Kulturë

Ora e dorës në vlerë 115 mijë euro e reperit Noizy

Publikuar

më

Reperi i njohur shqiptar Noizy, njihet si një prej emrave më në zë të muzikës hip-hop në industrinë vendore.

Ai është shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, gjersa nuk mungon edhe nëpër koncerte gjithandej ku ka interesim.

Të ardhurat e mira nga muzika dhe biznesi, duket se i kanë mundësuar reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

 

View this post on Instagram

 

@noizy wearin the @audemarspiguet Royal Oak Chronograph Watch (115,000€) #noizy #rolex

A post shared by whattheywearin (@what.they.wearin) on


Si rrjedhojë, ai nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për paraqitjet e tij, për të cilat shpenzon mjaft.

Vetëm një orë dore e reperit e markës “Audemars Piguet”, me të cilën ai shfaqet në disa prej fotografive në rrjetet sociale, kap shifrën e 115 mijë eurove.

Ka qenë faqja “What they wearin”, ajo e cila ka bërë të ditur vlerën e kësaj ore, e cila është një nga të preferuarat e reperit.

Noizy përndryshe po përmbyll një dekadë mjaft të suksesshme, me qindra këngë e hite, çmime në festivale si dhe numër të madh koncertesh. /Telegrafi/

NA NDIQ NË FACEBOOK